Futboll

Inter ul çmimin, Asllani gjithnjë e më larg

Nga Gazeta Si– Kristjan Asllani është gjithnjë e më pranë Real Betis dhe më larg Interi-t
pas daljes nga planet e trainerit Cristian Chivu. Për të përshpejtuar largimin
e mesfushorit kuqezi, Inter ka ulur çmimin deri në 15 milionë euro, nga 20
milionë që kërkonte fillimisht. Spanjollët janë të interesuar për ta marrë në
Andaluzi por oferta e tyre është ende larg kërkesës së Inter. Skuadra e
Pellegrini-t ka ndaluar në shifrën e 8 milionë eurove. Pas 3 viteve që nga
zikaltërit konsiderohen të dështuar, 23 vjeçari shqiptar e ka kuptuar edhe
vetë se nuk arriti në asnjë moment të përmbushte potencialin e tij dhe
pritshmëritë që kishin ish kampionët në Serie A.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë