Futboll

Inter, shtohen rastet me Covid. Shtyhet ndeshja me Sassuolon

Vazhdon emergjenca e COVID tek Interi. Pas D’Ambrosiodhe kapitenit Samir Handanovic, ditën e sotme janë konfirmuar edhe 2 raste të reja. Bëhet fjalë për mbrojtësin Stefan De Vrij dhe mesfushorin Matija Vecino. Ndërkohë, ekipi është në izolim, që do të zgjasë 14 ditë, me lëvizjet të kufizuara në rrugën për të arritur në Appiano Gentile. Tamponët e radhës priten të kryhen të premten, me rezultatet të shtunën.

Në shtëpinë zikaltër, priten rezultatet e testeve të lojtarëve të tjerë, që parashikohen paradite dhe frika është për një vatër infektimi, duke marrë parasysh periudhën e inkubacionit të virusit dhe origjinën e pozitivitetit të ri, me sa duket udhëtimi të shtunën e kaluar me autobus për të arritur në Torino në funksion të ndeshjes në transfertë kundër granatave. Frika kryesisht ka të bëjë me shtatë titullarët që nuk e kanë kaluar ende virusin: në rrezik janë Hakimi (fals pozitiv), Barella, Eriksen, Perisic, Lautaro dhe Lukaku. E në këtë pikë, sipas përgjigjeve të tamponëve, në rast të një shpërthimi, ndeshja kundër ekipit të De Zerbit do të rrezikohej shumë. Ndërkohë, sa i përket drejtuesve, Ausilio është kthyer të jetë negativ. Vetëm CEO Marotta mbetet pozitiv, por kushtet e tij po përmirësohen.

Dje grupi u stërvit rregullisht në “Pinetina”, por tani Ats e ka pezulluar stërvitjen dhe ndeshja e së shtunës kundër Sassuolo është anuluar për momentin. Që nga fillimi i pandemisë, në dhomat e zhveshjes së zikaltërve janë infektuar Handanovic, Radu, Padelli, Skriniar, Bastoni, D’Ambrosio, Kolarov, Young, Gagliardini, Brozovic, Nainggolan (më vonë u huazua te Cagliari) dhe një anëtar i stafit të Conte.

VENDIMI I ATS – Edhe nëse Interi, siç shpresojnë të gjithë, nuk do të arrijë 10 lojtarë të infektuar njëherësh, sa parashikon protokolli i “Lega-Figc” për shtyrjen e ndeshjes brenda një jave, ajo e pasnesërmja kundër Sassuolo nuk do të luhet. Ats e Milanos vendosi “pezullimin e menjëhershëm të çdo lloji aktiviteti të ekipit zikaltër për katër ditë, përfshirë të dielën e 21 marsit; ndalimin e ndeshjes Inter-Sassuolo, planifikuar për të shtunën; ndalimi i shkuarjes për të gjithë lojtarët e thirrur në kombëtaret përkatëse”. E hëna, para rifillimit të stërvitjes, do të njihet me testet e reja molekulare për të gjithë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë