Futboll

Inter nuk ka një pozicion për Asllanin

Nga Gazeta Si – Inter e konsideron mesfushorin Kristjan Asllani, definitivisht jashtë projektit. Që prej vitit 2022 kur erdhi nga Empoli, Kristjan Asllani ka tre vite mes oshilacionesh.

Ai nuk dha asnjëherë sinjale të fitimit të duelit me Hakan Calhanoglu në mesfushë, kjo as në periujdhat e dëmtimeve të kolegut turk.

Traineri Cristian Chivu pritet ta rrjeshtojë skuadrën në skemën 3-4-2-1 me dy mesfushorë qëndrorë. Më herët zikaltërit përdornin rrjeshtimin 3-5-2 me një trio në qendër.

Në vend të krijimit të mundësive të reja për Asllanin, ky ndryshim e margjinalizon 23 vjecarin kuqezi. Chivu ja ka bërë të qartë Asllanit se nuk e shikon në asnjë prej roleve në mesfushë për formacionin e ri.

Ndaj ai nuk një pozicion ku mund të luajë. E thënë ndryshe, Inter nuk ka opsion tjetër përvec ndarjes së rrugëve me 23 vjecarin kuqezi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë