Me Spal për t’u afruar në -6 dhe me Romën për -3. Sulmi ndaj Juventusit nga ana e Antonio Conte kalon nëpër fushën e Olimpicos. Në kryeqytet, Inter kundër Romës, ka mundësinë unike të afrohet fare pranë bardhezinjve, të paktën për 24 orë dhe të vënë nën presion skuadrën e Sarrit, duke rihapur kështu çështjen e titullit. Nga ana tjetër, Roma është skuadra kundër të cilës Inter ka fituar më shumë ndeshje në Serie A, 72.
Me dilemat lidhur me Lukakun (që pothuajse e sigurtë do të ulet në s, por të paktën është rikuperuar), Inter ëndërron titullin dhe mbështetet te dyshja Lautaro-Sanchez. Ndërsa Fonseca, që ka rifilluar mirë marshimin në kampionat me tre gara të fituara radhazi, ka vendosur të mbështetet te Edin Dzeko që, vetëm një vit më parë, ishte një hap larg veshjes së fanellës zikaltër.
Verdhekuqtë pikërisht kundër zikaltërve kanë shënuar më shumë gola në Serie A: 222 gola. Do të jetë një ndeshje interesante edhe pse Roma e Inter kanë barazuar katër sfidat e fundit mes tyre në Serie A e nuk është se kanë dëshirë të humbasin pikë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




