Romelu Lukaku i shtohet listës së gjatë të lojtarëve që kanë zbritur personalisht në fushë për të ndihmuar financiarisht spitalet në Itali për emergjencën Koronavirus. Përmes profilit zyrtar në Twitter të Inter, sulmuesi belg ka njoftuar se ka dhuruar 100 mijë euro për Spitalin San Raffaele të Milanos dhe ka ftuar tifozët që munden, të japin kontributin e tyre.
“Në këtë moment delikat duhet të qëndrojmë të bashkuar dhe të qëndrojmë në shtëpi. Italia është një vend i jashtëzakonshëm që ka bërë gjëra të mëdha për mua e familjen time. Kjo është arsyeja pse unë dua të ndihmoj këtë vend e të bëj një donacion prej 100mijë euro për spitalin San Raffaele. Do të jetë shumë pozitive nëse edhe ju mund të ndihmoni shumë njerëz e shumë spitale. Jemi të gjithë të bashkuar”, ka apeluar sulmuesi belg.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




