Futboll

Inter ka një portier rekordmen. Zero ndeshje, dy kartonë të kuq

Gjashtë vjet tek Inter, zero ndeshje e… dy kartonë të kuq. Tommaso Berni ndoshta nuk do të kalojë në histori si portieri më i madh i të gjitha kohëve, por pas ndeshës së fundit, ka përfunduar në librin e rekordeve. Portieri i tretë zikaltër, në Tardini ka marrë kartonin e dytë të kuq sezonal, pa vënë asnjëherë këmbën në fushë.

Në minutën e 68-të gjatë Parma-Inter me skuadrën e D’Aversa që kryesonte 1-0, Kulusevski zgjat bërrylin ndaj Barella e niset drejt Handanovic. Arbitri Maresca vazhdoi lojën e Berni nga pankina tërbohet dhe vë në’’ shënjestër’’ arbitrin e katërt: për arbitrin nga Napoli është karton i kuq. Nuk do të ishte lajm nëse për Bernin do të ishte hera e parë: Ai  është nxjerrë me të kuqe edhe gjatë Inter-Cagliari si pasojë e protestave për kartonin e kuq të Lautaro Martinez. Në fund të ndeshjes, shtrëngimi i dorës nuk i pëlqeu Manganiello që i tregoi të kuqin: dy javë skualifikim.

Jo vetëm Berni. Nervozizmi në pankinë e sidomos mes shtyllave te Inter nuk ka kursyer as Daniele Padelli. Zëvendësi i Handanovic ka marrë kartonin e kuq nga pankina në Juventus Stadium gjatë ndeshjes së fundit, përpara ndalimit për shkak të pandemisë. Kështu, ajo e Bernit, përveç se u fut në histori, është edhe i kuqi i tretë i një portieri interist nga pankina në pak muaj. Berni, i cili u rrit mes Fiorentinës dhe të rinjve të Interit, është një veteran i stolit. Sezonin e fundit si titullar daton në vitin 2006 me Ternana në B. Që atëherë është aktivizuar me Lazio, Salernitana, Braga, Samp, Torino dhe më pas Inter: 33 ndeshje në 14 vjet, ku e fundit daton në 2012.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë