E mërkura mund të jetë dita më e bukur për interistët dhe një nga më të këqijat për madrilenët. Presidenti i Real Madrid, Florentino Perez dhe mesfushori kroat, Luka Modric do të takohen dhe në bazë të një akordi me fjalë që ata kanë pasur me herët, manajati spanjoll mund ta lejojë të largohet nënkampionin e botës. Inter shpreson dhe është gati të bëjë goditjen më të madhe në merkato që prej shumë vitesh.
Presidenti i “Los Blancos” do të kthehet të martën nga ShBA dhe do të ulët të flasë me kroatin. Corriere Dello Sport shkruan se Modriç do i kërkojë numrit një të Real Madrid të largohet në Milano, duke e konsideruar të përfunduar misionin e tij në kryeqytetin spanjoll, ku në 6 vite fitoi çdo trofe të mundshëm.
Me këtë situatë mes presidentit dhe lojtarit, Inter për momentin është në pritje dhe mund të hidhet në sulm në momentin e duhur. Sipas gazetës italiane, me shumë mundësi deri të enjten do të kemi mësuar nëse Modriç do të jetë organizatori i ri i zikaltërve, apo do të vijojë të qëndrojë në Madrid.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.