Futboll

Inter bën gati dy blerjet e radhës në merkato

Merkato po futet në javët e fundit dhe tashmë skuadrat kryesore europiane po mendojnë të bëjnë goditjet finale. Inter, një nga ekipet me aktive në këtë sesion merkatoje, ku deri më tani ka marrë 4 futbollistë, po mendon të mbyllë edhe dy afrimet e fundit verore. Bëhet fjalë për mbrojtësin Sime Verljasko dhe mesfushorin Arturo Vidal.

Nëse për kroatin tashmë është arritur marrëveshja dhe janë vetëm hallkat e fundit për ta çuar atë në Milano që të firmosë kontratën, për lojtarin e Bajern diskutimi është pak më shumë kompleks. Mediet kryesore italiane raportojnë se Vidal dëshiron të largohet nga Mynihu edhe Inter dëshiron ta marrë, por ka një pengesë. Nuk kishte se si të ishte ndryshe, por pengesa është financiare, pasi klubi zikaltër nuk mund të shpenzojë 30 milion euro për momentin. Të paktën nëse nuk arrijnë të largojnë mesfushorin e padëshiruar, Joao Mario.

Nëse do të vinte një ofertë prej 25 apo 30 milionë eurosh për Marion, Inter do e pranonte me shumë dëshirë dhe kapitali do të vihej në dispozicion të blerjes së kilianit që është shumë i dëshiruar nga Spaleti.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë