Gjykatësi Sportiv ishte i qartë, Inter nuk do të vazhdojë me hapa të mëtejshëm kështu që Milan Skriniar do të mungojë zyrtarisht në Parma, Brescia e Bologna pas kartonit të kuq në ndeshjen ndaj Sassuolo, që u rëndua nga fyerjet ndaj arbitrit. Klubi zikaltër në fakt nuk do të ankimojë ndaj dënimit, madje do ta gjobisë mbrojtësin me 10.000 euro siç e parashikon rregullorja e brendshme për sjellje të pahijshme në fushën e lojës.

Një zgjedhje që mbron grupin, duke pasur parasysh kodin e sjelljes, e që do ti shërbejë si leksion Skriniar, lojtar gjithsesi korrekt si dëshmojnë vetëm 4 kartonët e kuq (dy drektë, dy për dy të verdha) në karrierë në 261 ndeshje të luajtura nga sezoni 2011/12.
Padyshim që një problem më shumë për Antonio Conte, i cili gjithashtu u skualifikua (por vetëm për një javë), në prag të transfertës në Tardini: me D’Ambrosio e Godin jo në gjendje të përsosur fizike dhe Ranocchia që u pa në vështirësi kundër Sassuolo, në mbrojtje nuk mund të flitet për emergjencë, por as për qetësi. Sidoqoftë, uruguaiani pritet që të luajë krah De Vrij dhe Bastoni në skemën me tre mbrojtës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




