Shkencëtarët kanë krijuar një mjet AI që mund të zbulojë çdo përbërje në verëra, duke zbuluar edhe mashtrimet që mund të bëhen.
Studiuesit “mësuan” makineritë se si mund t’i dallojnë shishet e verës, bazuar në ndryshimet delikate në përbërje, duke zbuluar jo vetëm përbërjen por edhe zonën dhe tokën ku është rritur rrushi.
“Ka shumë mashtrime me verën përreth, me njerëz që krijojnë një markë, shtypin etiketat dhe i shesin për mijëra dollarë,” thotë Alexandre Pouget, profesor në Universitetin e Gjenevës në Zvicër.
“Për herë të parë, ne do jemi në gjendje të mësojnë çdo gjë rreth një shishe vere dhe ta vlerësojmë siç duhet”, thotë ai.

Në vend që të përpiqet të gjejë komponime individuale që dallojnë një verë nga tjetra, algoritmi bazohet në të gjitha kimikatet e zbuluara në verë, edhe ato që kanë qenë në tokën ku është prodhuar rrushi.
Në provat e para, makineria arriti të zbulojë edhe tokën se ku është prodhuar vera.
“Nevoja për makineri të tilla po bëhet e nevojshme në bujqësi”, thotë David Jeffery, profesor në shkencën e verës në Universitetin e Adelaide.
Një mori faktorësh, nga rrushi dhe toka te mikroklima dhe procesi i prodhimit të verës, ndikojnë në përqendrimet e përbërësve që gjenden në verë.
Hulumtimi, që do të shfaqet në Communications Chemistry, sugjeron se mësimi i makinerive mund të ndihmojë në mashtrimet duke konfirmuar nëse vera përputhet me etiketën e saj.
Në Evropë, ku alkooli i rremë është përgjegjës për 3 miliardë euro në shitje të humbura çdo vit, rastet e fundit kanë nxjerrë në pah shumëllojshmërinë e rrjeteve kriminale aktive në industri.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



