Futboll

Inteligjenca artificiale skicon 11-shin ideal të të gjitha kohërave, Pele më i miri

Gazeta Si – Inteligjenca artificiale ka përzgjedhur formacionin më të mirë të të gjitha kohërave në futboll. Televizioni katariot ‘BeIn Sports’, ka kërkuar nga ChatGpt 11-shin më të mirë në histori, rol për rol. Në sulm legjenda Pele, i mbështetur nga Maradona, Zidan, Kristiano Ronaldo dhe Mesi.

1.Lev Jashin
Portieri i Dinamos së Moskës ka fituar 6 kampionate të Bashkimit Sovjetik dhe 3 kupa kombëtare, si dhe medaljen e artë në Olimpiadën e 1956-ën. Është shpallur kampion Europe në vitin 1960 dhe fitues i ‘Topit të Artë’ në 1963-shin.

2.Kafu
Braziliani me emrin e plotë Markos Evangelista de Moraes ka fituar një titull me Milanin në Itali dhe një me Romën. Me kuqezinjtë ka fituar edhe Championsin dhe Botërorin për klube. Dy herë kampion bote (1994 dhe 2002) me Brazilin. Është konsideruar një nga mbrojtësit e djathtë më të mirë në histori.

3.Roberto Karlos
Një tjetër brazilian, por në krahun tjetër. Mbrojtësi i majtë, Roberto Karlos da Silva Rocha, ka fituar me Real Madrid 3 Champions dhe 2 kupa Interkontinentale. Me Brazilin është shpallur kampion bote në 2002-shin, në Korenë e Jugut.

4.Ksavi
Në mesfushë si lojtar qendre është Ksavier Hernandez, lojtari më i mirë në Europianin 2008 (që u fitua nga Spanja). Tri herë radhazi ka zënë vendin e 3-të në klasifikimin e ‘Topit të artë’ (2009, 2010 dhe 2011). Me Barcelonën ka fituar 4 Champions dhe 2 Botërorë për klube, përveç 8 titujve kampion në La Liga.

5.Paolo Maldini
I lindur si mbrojtës i majtë, Paolo Maldini më pas ka luajtur për një pjesë të mirë të karrierës si mbrojtës qendre, duke nisur nga 1998-99. Inteligjenza artificiale e ka futur në ‘top 11’ si mbrojtës qendre. Flamuri i Milanit ka fituar 7 tituj në Itali, 1 kupë Italie, 5 Superkupa italiane, 5 Champions, 5 Superkupa Europe, 2 kupa Interkontinentale dhe një kupë bote për klubet.

6.Franz Bekenbauer
Nëse roli i liberos u shpik nga Karl Rapan, Kaiser Franz e shndërroi atë në art. U rrit te Bajerni, ku ka luajtur nga 1964-a deri në 1977-ën, duke fituar 4 kupa Gjermanie, 4 tituj kampion, 1 kupë Kupash, 3 kupa Kampionësh dhe 1 kupë Interkontinentale. Në 1977-ën kaloi te NY Cosmos, ku për 4 sezone fitoi 3 tituj kampion. U kthye në Gjermni, te Hamburgu, ku fitoi edhe një titull para mbylljes së karrierës sërish me Cosmos. Me kombëtaren ka fituar Botërorin e ’74-ës dhe atë të ’90-ës si trajner.

7.Kristiano Ronaldo
Në sulm, në krahun e djathtë është CR7, i pari nga lojtarët ende në aktivitet, sot në Saudi Premier League me Al Nasr, pasi ka veshur fanellat e Sporting Lisbonës, Mançester Junajtid, Real Madrid dhe Juventus. Në karrierë ka fituar 5 Champions, 2 Superkupa Europe, 4 kupa bote për klube. Me Portugalinë u shpall kampion Europe në 2016-ën. ChatGpt e vendos në vend të 4-t mes më të mirëve të të gjitha kohërave.

8.Zinedine Zidane
Për të mos u fiksuar te numrat në fanellë, sepse numër 10 është vetëm një… Pas shpinës së sulmuesit në këtë rreshtim 4-1-4-1, është Zizu. Me Juventusin luajti 5 sezone dhe fitoi 2 tituj, 1 Superkupë Italie, 1 Superkupë Europe, 1 kupë Interkontinentale dhe 1 Intertoto. Kaloi te Real Madrid, ku fitoi 1 titull kampion, 2 Superkupa Spanje, 1 Champions, 1 Superkupë Europe dhe 1 Interkontinentale. Me Francën fitoi Botërorin e ’98 dhe Europianin 2000.

Pele, legjenda braziliane e futbollit. Gazeta Si, 29 dhjetor 2022

9.Pelè
Edson Arantes do Nascimiento, për të gjithë Pelé, është sulmuesi i këtij 11-shi ëndrrash. Sipas ChatGpt, ai është numri 1 i të gjitha kohërave. ‘O Rei’ ka fituar 3 Botërorë me Brazilin (Suedi 58, Kili 62 dhe Meksikë 70). Në futbollin brazilian ka fituar 10 tituj kampion me Santos, 2 Libertadores dhe 2 kupa Interkontinentale.

10.Diego Maradona
Pranë Zidane është ai që mban numrin 10, ‘Pibe de Oro’, që vjen i dyti pas Pelé në klasifikimin e të gjitha kohërave. Me Napolin ka fituar 2 tituj (’87 dhe ’90), një Kupë UEFA dhe një Superkupë Italie. Më parë kishte fituar një titull në Argjentinë me Boka Zhuniors. Titullin e ka fituar edhe në Spanjë me Barcelonën. Ka udhëhequr Argjentinën në fitimin e Botërorit të 1986-ës në Meksikë.

Lionel Mesi puthg kupen e botes ne Katar. Gazeta Si, 13 qershor 2023

11.Lionel Mesi
Në krahun e majtë të sulmit inteligjenca artificiale ka vendosur ‘Pleshtin’. Lista e trofeve të fituar është e pafundme për të. Janë 44 trofe zyrtarë të fituar në karrierë që e bëjnë Mesin lojtarin më të titulluar të të gjitha kohërave. Ka fituar Botërorin e fundit në Katar me Argjentinën, 4 Champions, 10 tituj me Barcelonën dhe 7 ‘Topa të artë’. Zë vendin e 3-të në klasifikimin e ChatGpt.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë