Brenda një dekade, Inteligjenca Artificiale do ta tejkalojë inteligjencën njerëzore brenda një dekade. Masayoshi Son, CEO i një kompanie shumëkombëshe në Japoni, Softbank u kërkoi kompanive japoneze ta pranojnë këtë ose do të mbeten pas.
Son, duke folur në një konferencë në Tokio, tha se “inteligjenca e përgjithshme artificiale do të tejkalojë inteligjencën totale të njerëzimit me 10 herë në 10 vjet”.
Ajo do të ndikojë në çdo industri, nga transporti dhe farmaceutika te financat, prodhimi, logjistika dhe të tjerat dhe kompanitë dhe njerëzit që punojnë me AI do të jenë liderët në 10 deri në 20 vitet e ardhshme, tha ai.
Ai tani po kërkon të investojë në kompani të lidhura me AI.
“Unë dua të jem në anën e progresit. Do të ishte e trishtueshme të ishe në anën që ngelet pas, si një rrugë e vjetër, e mbyllur,” tha ai dhe u bëri thirrje kompanive japoneze të “zgjohen” me vizionin e tij për një të ardhme të udhëhequr nga AI.
Në samitin e Hiroshimës në maj, udhëheqësit e Grupit të Shtatë ranë dakord të promovojnë inteligjencën artificiale të besueshme dhe qeveria e Japonisë po kërkon të jetë pjesë e një rregullimi ndërkombëtar për të arritur përdorimin e besueshëm të AI.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



