Nga Gazeta ‘SI’- Është zhvilluar këtë të hënë në orën 18:00 konferenca e katërt ndërqeveritare BE-Shqipëri, ku u hap grupkapitulli i dytë i negociatave, “Tregu i Brendshëm”.
I pranishëm në këtë takim të drejtuar nga Radosław Sikorsi, Ministër i Punëve të Jashtme i Polonisë, ishin i pranishëm vetë kryeministri Edi Rama dhe Marta KOS, Komisionerja Evropiane për Zgjerim.
Grupkapitulli i II-të I negociatave përmban:
• Kapitullin 1 (Lëvizja e lirë e mallrave)
• Kapitullin 2 (Lëvizja e Lirë e Punëtorëve)
• Kapitulli 3 (E drejta e themelimit dhe liria për të ofruar shërbime)
• Kapitulli 4 (Lëvizja e lirë e kapitalit)
• Kapitulli 6 (Legjislacioni për Shoqëritë Tregtare
• Kapitulli 7 (E drejta e pronësisë intelektuale)
• Kapitulli 8 (Politika e konkurrencës)
• Kapitulli 9 (Shërbimet Financiare
• Kapitulli 28 (Mbrojtja e konsumatorit dhe shëndetit).
Në tetor të 2024-ës, gjatë kohës që Hungaria mbante presidencën e Bashkimit Europian, vendi ynë hapi zyrtarisht grupkapitullin e parë dhe më të rëndësishëm, atë të kapitujve “Themelorë”, që prekin drejtësinë, administratën dhe shtetin e së drejtës. Ndërsa pak javë më pas, më 17 dhjetor u çel grupkapitulli i marrëdhënieve me jashtë, me bisedimet për politikën e jashtme dhe sigurinë. Me konferencën e katërt sot bëhen 3 grupkapitujt, ndërsa mbeten edhe 3 të tjerë, konkurrueshmëria, Agjenda e Gjelbër dhe Qëndrueshmëria.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.