Ekonomi

Instituti i Vjenës parashikon në rritje ekonominë e Shqipërisë: Inflacioni normalizohet vitin e ardhshëm

Nga Gazeta ‘SI’ –  Instituti i Vjenës, WIIW,  ka parashikuar në rritje ekonominë e Shqipërisë, më lart nga raporti i fundit.

Në raportin e pranverës, WIIW parashikon zgjerim të PBB-së me 3.3% këtë vit, 3.8% në vitin e ardhshëm dhe 4% në 2025-n.

Instituti parashikon po ashtu edhe një normalizim më të shpejtë të inflacionit, vitin që vjen, në shifrën e 3% dhe në 2025-n në 2.5%.

Niveli i papunësisë në Shqipëri, parashikohet të ketë një zbritje me 0.5 pikë përqindje në periudhën 2023-2025.

Nga pritshmëritë e analizave të WIIW, Shqipëria dhe Kosova do të kenë zgjerimin më të madh ekonomik në rajon. Vendet e tjera do të kenë një ritëm më të ngadaltë dhe do të përjetojnë përsëri çmime më të larta.

Raporti thekson se ndonëse inflacioni i lartë në rajon tani po bie si pasojë e rënies së çmimeve të energjisë, vazhdon të jetë më kokëfortë nga sa pritej. Nuk janë vetëm çmimet e ushqimeve që po vazhdojnë të rriten me ritme dyshifrore. Krahasuar me parashikimin e saj dimëror, WIIW ka rishikuar përsëri parashikimin e tij për inflacionin për shumica e vendeve të vëzhguara. Mesatarisht, shifra do të jetë rreth 17% në rajon në vitin 2023, krahasuar me 5.7% në zonën e euros. Në Europën Qendrore Lindore, Hungaria ka të ngjarë të vuajë nga inflacion veçanërisht i lartë (18.5%) këtë vit.

Vlerësimet e fundit tregojnë se, shumica e ekonomive të 23 vendeve të Europës Qendrore, Lindore dhe Juglindore (EQLJ) po e kalojnë tronditjen ekonomike të shkaktuar nga lufta në Ukrainë.

Edhe pse aktiviteti ekonomik është dobësuar ndjeshëm në krahasim me vitin e kaluar, pothuajse të gjitha vendet do të vazhdojnë të rriten në vitin 2023, pavarësisht luftës në Ukrainë.

“Pavarësisht inflacionit të lartë që është duke rënduar mbi familjet dhe bizneset, treguesit e tjerë po tregojnë rimëkëmbje”, tha Olga Pindyuk, ekonomist në WIIW dhe autor i raportit të parashikimeve. Të gjithë treguesit tani tregojnë për një rimëkëmbje të ngadaltë në zonën e euros dhe ekonominë e saj më të rëndësishme, Gjermania.

Ekonomitë e Ballkanit Perëndimor do të rriten mesatarisht me 2%, dhe Turqia me një ritëm disi më e fortë 2.6%. Edhe pse rritja do të jetë shumë më e ulët se vitin e kaluar në shumicën e vendeve një recension i plotë do të shmanget më 2023.

Ekonomia e Ukrainës mund të rimëkëmbet disi këtë vit, me një rritje prej 1.6%, pas rënies shkatërruese të vitit 2022 (-29.1%), megjithëse gabimet e parashikimeve janë të larta për shkak të luftës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë