Ministria e Shëndetësisë konfirmoi dy rastet e para me të prekur nga koronavirusi i ri. Bëhet fjalë për dy persona at e bir.
Instituti i Shëndetit Publik ka përsëritur sot pesë mënyra për të mbrojtur familjen tuaj nga koronavirusi i ri.
Ja edhe disa rregulla që duhet të keni parasysh:
1-Mbani distancë nga njerëzit të cilët kolliten apo teshtijnë.

2-Kollituni dhe teshtini duke përdorur bërrylin, jo duart tuaja. Mbuloni hundën dhe gojën gjatë kollitjes apo teshtitjes.

3-Shmangni prekjen e fytyrës dhe lani duart sa më shpesh. fërkojini për të paktën 20 sekonda me ujë të ngrohtë dhe sapun.

4-Nëse jeni të sëmurë qëndroni në shtëpi për të ndalur përhapjen e sëmundjes dhe për tu shëruar.

5-Lexo të gjitha informacionet zyrtare që mundesh, lidhur me COVID-19

Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




