Nga Gazeta 'Si'-Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, ka komentuar refuzimin e institucioneve të larta të drejtësisë në vend për të merrë pjesë në Komisionin Anti-Korrupsion “Xhafaj”.
Gjekmarkaj shkruan se ky ishte reagimi pas burgosjes së deputetit demokrat Ervin Salianji me një vit burg është i qartë dhe se ndërkombëtarët po flasin.
“Reagimi i parë pas burgosjes së Salianjit është i qartë, ndërkombëtarët po flasin. Institucionet e drejtësisë Gjykata Kushtetuese, Gjykata e Lartë dhe SPAK e refuzojnë komisionin Xhafa”, thotë Gjekmarkaj.
Kujtojmë se sot, Gjykata e Lartë, Gjykata Kushtetuese, Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK) dhe Inspektorati i Lartë të Drejtësisë (ILD), refuzuan të merrnin pjesë në komisionin “Për Thellimin e Reformave për Mirëqeverisjen, Sundimin e Ligjit, dhe Antikorrupsionin për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Evropian”, ndryshe komisioni “Xhafaj”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.