Ashtu siç e paralajmëroi një ditë më parë Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko, INSTAT ka konfirmuar ngadalësimin e ekonomisë në dy tremujorët e fundit të vitit 2018-të.
Në tremujroin e katërt 2018 krahasimisht me një tremujor paraardhës, sipas të dhënave zyrtare të INSTAT rritja ekonomike ka shënuar 0,57% . Prodhimi i Brendshëm Bruto në tremujorin e tretë ka rezultuar 1,09 % dhe tremujorin e dytë është vlerësuar me një rritje prej 1,34 %.

Aktivitet që kanë shënuar rënie janë Bujqësia, Pyjet dhe Peshkimi prej 0,28 %, ndërtimi dhe aktiviteti arte, argëtim dhe çlodhje, Aktivitete të tjera shërbimi u shfaq me një rënie prej 4,38 %. Aktiviteti i Industrisë, Energjisë dhe Ujit u rrit me 5,86 %. Rritje kanë regjistruar edhe aktivitet Tregti,Transport, Akomodim dhe Shërbim ushqimor, gjithahstu edhe Informacioni dhe Komunikacioni.
Aktiviteti Financiar dhe i Sigurimit rezultoi me rritje prej 5,40 %. Edhe Aktiviteti i Pasurive të Paluajtshme shënoi rritje. Po ashtu edhe grupi Aktivitete profesionale dhe Shërbime administrative u shfaq me rritje. Me rritje rezultuan edhe Aktiviteti i Administratës Publike, Arsimit dhe Shëndetësisë dhe Taksat Neto mbi produktet.
Por në terma vjetorë, bazuar në vlerësimin e tremujorit të katërt krahasimisht me të njëjtën periudhë të vitit paraardhës, INSTAT jep një vlerësim paraprak të PBB-së për vitin 2018, i cili mbështetur në vlerësimet tremujore, pati rritje prej 4,06 % krahasuar me vitin 2017.
Në konferencën e shtypit të së enjtes Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko vlerësoi se ekonomia e vendit ka ulur ritmet e rritjes në dy tremujorët e fundit të 2018-ës dhe nisur nga përkeqësimi I ekonomisë së eurozonës dhe situata politike e trazuar në vend, ekonomia do të vazhdojë të bjerë edhe në tremujorin e parë të 2019-ës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




