Që nga viti 2017, Instagram i ka lejuar përdoruesit të kombinojnë deri në 10 foto dhe video në një postim të vetëm, por vetëm tani, katër vjet më vonë, kompania po shton një mënyrë për të fshirë një imazh ose video të vetme nga një grup fotosh. Adam Mosseri, CEO i Instagramit, tregoi me detaje se si do të funksionojë risia.
Mund të fshini një foto ose video nga një grup fotosh në një postim të vetëm, duke shtypur fillimisht ikonën me tre pika dhe më pas butonin e modifikimit. Në atë pikë, rrëshqitni te imazhi ose video që dëshironi të hiqni dhe më pas shtypni ikonën e fshirjes. Sipas Mosseri, funksioni është aktualisht i disponueshëm vetëm në iOS, megjithëse do të vijë së shpejti në Android. Ai gjithashtu pranoi se ishte diçka që Instagram duhet ta kishte shtuar kohë më parë.
Në Amerikë gjithashtu ka një funksion të ri nga Instagram. Quhet “Rage Shake” dhe është pikërisht ashtu siç tingëllon. Nëse jeni duke përdorur Instagram dhe diçka nuk po funksionon siç duhet, tundni telefonin tuaj. Kjo bën që të shfaqet një raport i problemeve të aplikacionit.
Më pas përdoruesit mund të bëjnë një ankesë për problemin që kanë. Mosseri thotë se kjo do të ndihmojë Instagramin të përcaktojë se cilët janë gabimet më të shpeshta.
Rage Shake është aktualisht i disponueshëm vetëm në Amerikë por së shpejti do të jetë edhe në Europë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



