Kompania Meta, që ka në pronësi Instagram, ka vendosur të lançojë një opsion për kontrollet prindërore ku të gjithë prindërit mund të kontrollojnë veprimet e fëmijëve në këtë rrjet social.
Opsioni është aktivizuar fillimisht vetëm në Mbretërinë e Bashkuar.
Prindërit, nëpërmjet këtij opsioni, do të mund të vendosin një limit kohor se sa mund të qëndrojnë në Instragram fëmijët e tyre dhe mund të shohin çdo postim dhe arsyen pse e ka postuar.
Prindërit mund të vendosin një kufi ditor kohor nga 15 minuta deri në 2 orë.

Prindërit mund të planifikojnë gjithashtu kohë pushimi dhe të shohin çdo llogari që raporton fëmija i tyre dhe pse e bënë këtë.
Meta gjithashtu do të vendosë dhe një panel kontrolli në të gjitha kufjet e realitetit virtual Quest në mbarë botën.
Kontrollet e reja VR përfshijnë miratimin e blerjeve dhe bllokimin e aplikacioneve që mund ti përdorin.
Në vitin 2021, Instagram ndërpreu planet për të krijuar një platformë Instagram për fëmijët nën moshën 13 vjeç, pas një reagimi të ashpër.
Gjithashtu vitin e kaluar, Wall Street Journal raportoi se Meta, i cili zotëron Facebook dhe WhatsApp si dhe Instagram kishte kryer disa kërkime që zbuluan se adoleshentët fajësonin Instagramin për rritjen e ndjenjave të ankthit dhe depresionit dhe më pas e mbajtën të fshehtë studimin.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



