Futboll

Iniciativa, tifozët e Izraelit dhe Palestinës do udhëtojnë bashkë drejt Katarit

Gazeta Si – Një Botëror në shenjën e bashkimit dhe mikpritjes. FIFA ka arritur një akord, sipas të cilit tifozët izraelitë dhe ata palestinezë mund të udhëtojnë bashkë për në Katar.

Fluturime me çarter do të bëhen nga aeroporti Ben Gurion i Tel Avivit dhe aeroporti ndërkombëtar Hamad i Dohas nga nja kompani ajorore, që ka aktualisht të drejtën për të bërë ulje në Katar. Kjo gjë do të ndodhë gjatë gjithë Botërorit.

Xhani Infantino, presidenti i FIFA-s. Gazeta Si, 10 nentor 2022

“Jemi të lumtur për këtë akord, falë të cilit izraelitët dhe palestinezët mund të udhëtojnë me avion për të shijuar futbollin së bashku, – ka thënë presidenti i FIFA-s, Xhani Infantino. – Falënderoj palët izraelite, palestineze dhe katariote që kontribuuan për arritjen e kësaj marrëveshjeje.

Futbolli ka fuqinë t’i bashkojë njerëzit, të kapërcejë të gjithë kufijtë, të promovojë bashkimin dhe asgjë tjetër. Kupa e Botës është i simboli i fuqisë së jashtëzakonshme që ka futbolli. Njoftimi i sotshëm është historik dhe ofron një platformë për përmirësimin e marrëdhënieve në gjithë Lindjen e Mesme”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë