Ekonomi

Inflacioni u rrit gjatë marsit

Nga Gazeta ‘SI’ – Inflacioni në vend gjatë muajit mars ishte 2.1% nga 1.9% që regjistrohej në shkurt.

INSTAT raporton se rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin e argëtimit dhe kulturës, me 7.4%, pijet alkoolike dhe duhan me 4.4% dhe ushqimet me 3%. Nga ana tjetër çmimet e grupit “Transporti” shënuan ulje me 2.5%.

Brenda grupit të ushqimeve çmimet e nëngrupit “qumësht, djathë dhe vezë” patën një rritje me 4.6%, pasuar nga nëngrupet “zarzavate përfshirë patatet” me 4%, “mish” me 3.3%, “sheqer, recel, mjaltë, çokollata dhe ëmbëlsira” me 1.2%, “peshk” me 0.1%, etj.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë