Nga Gazeta ‘SI’ – Inflacioni i Shqipërisë i matur sipas Eurostat për muajin dhjetor është 7.5%, 0.1 pikë përqindje më shumë se ai i matur nga Instat, që ishte 7.4% në të njëjtin muaj.
Nga muaji nëntor, inflacioni i harmonizuar është rritur me 0.4%, ndikuar nga rritja në ushqime dhe pije joalkoolike me 1.3%, ndjekur nga veshjet dhe këpucët me 0.5%.

Në raport vjetor inflacioni është ndikuar më së shumti po ashtu nga ushqimet dhe pijet joalkoolike me 13%, pasuar nga grupet transporti me 7.5 % dhe mobilim, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje me 6.6 %,.
Rritja mesatare vjetore e Indeksit të Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit në vitin 2022 është 6.6%, sipas matjeve nga Eurostat.
Shqipëria vazhdon të jetë ndër vendet me inflacionin më të ulët se vendet e tjera të BE-së, duke lënë pas vende si Norvegjia, Malta, Spanja, Franca, Zvicra dhe Islanda.
Mesatarja e Bashkimit Europian për të njëjtën periudhë po ashtu ka rënë, nga 11.1% një muaj më parë në 10.4%.

Shteti me inflacionin më të lartë në Europë, për muajin dhjetor raportohet Hungaria, 25% dhe me më të ulëtën, Zvicra me rreth 3%.
Inflacioni sipas Eurostat ka rënë pothujase në shifrën e raportuar nga Instat, duke treguar se presionet e brendshme të çmimeve po rriten mbi ato të importuara.
Shporta e produkteve ku Eurostat bazohet për matjet, ka një tjetër përmbajtje nga ajo e Instat dhe dy produkte më pak.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



