Nga Gazeta “Si” – Inflacioni i harmonizuar, ai i matur sipas metodës së Eurostat për Shqipërinë, rezultoi 4.5% edhe në muajin dhjetor. Nga nëntori, ky tregues nuk ka pësuar ndryshim, por mbetet më i lartë se inflacioni që mat Instat dhe më i lartë se mesatarja europiane (4%).
Çmimet e ushqimeve, pijet joalkoolike dhe sektori i argëtimi mbeten kontribuesit kryesore të rritjes së inflacionit, respektivisht 7.6% dhe 6.7%, në raport vjetor. Edhe në atë mujor, çmimet kanë pasur një rritje të lehtë, përveç transportit (naftës) që ka rënë me 1.4%.
Fill pas sezonit veror, rënia e inflacionit u ngadalësua ndjeshëm, në kundërshtim me tregjet rajonale dhe europiane, duke e listuar tashmë Shqipërinë në mesin e vendeve me inflacion më të lartë.

Shqipëria lë pas vende si Franca, Gjermania, Suedia, Luksemburgu etj, për nivelin e rritjes së çmimeve. Sipas shpjegimit të dhënë nga institucionet statistikore, inflacioni i harmonizuar sipas Eurostat mat ndryshimin e strukturës së shpenzimeve të konsumatorëve sipas produkteve, ndërsa inflacioni që matet nga autoritetet vendase mat ecurinë e çmimeve.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



