Nga Gazeta ‘SI’ – Inflacioni në Shqipëri, sipas metodës së Eurostat, ra në 5% gjatë muajit prill 2023. Sipas metodës së Instat, po për të njëjtin muaj rezultoi 4.6%. Inflacioni i harmonizuar rezulton ndjeshëm më i ulët në raport mujor dhe vjetor, ndonëse grupet kryesore vijojnë rritjen, edhe me dy shifra. Kjo sepse, çmimi i naftës që përcakton treguesin e transportit, vazhdon të ketë rënie të ndjeshme.
Në matjet e Eurostat, rritja më e madhe e çmimeve në raport vjetor i përket grupit të ushqimeve dhe pijeve joalkoolike me 9.4%, pasuar nga mobilim, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje me 6.7%, argëtim dhe kulturë dhe veshje dhe këpucë me 4%. Transporti është ulur me 4%
Në raport mujor, rritje ka pasur grupi i mobiljeve, pajisje etj me 0.9% dhe argëtim e kultirë me 0.6%. Transporti është ulur me 0.6%.
Krahasuar me vendet e tjera të Europës ndërkohë, norma vjetore e rritjes së çmimeve në vendin tonë prej 5% në mars rezulton të jetë mes vendeve me inflacion të ulët dhe nën mesataren e unionit, e cila është 8.1%. Hungaria dhe Letonia raportohen si vendet me rritjen më të lartë të çmimeve në Europë, prej 24% dhe 15% përkatësisht.
Shporta e produkteve ku Eurostat bazohet për matjet, ka një tjetër përmbajtje nga ajo e INSTAT dhe dy produkte më pak.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



