Treg

Inflacioni sipas Eurostat më i ulët se ai i Instat për muajin janar

Nga Gazeta ‘SI’ – Inflacioni i matur sipas metodës europiane, i harmonizuar, gjatë muajit janar në Shqipëri, rezultoi 7.1%, ndikuar nga një rritje e mëtejshme e çmimeve të ushqimeve dhe pijeve joalkoolike, me 12%.

Transporti mbetet një kontribuues kryesor i inflacionit, me 7% rritje në janar 2023.

Nga muaji dhjetor, inflacioni i harmonizuar ka rënë me 0.4 pikë përqindje.

Sipas INSTAT, në janar inflacioni rezultoi 7.2%.

Shqipëria vazhdon të jetë ndër vendet me inflacionin më të ulët se vendet e tjera të BE-së, duke lënë pas vende si Malta, Spanja, Franca, Zvicra dhe Islanda.

Mesatarja e Bashkimit Europian për të njëjtën periudhë po ashtu ka rënë, nga 10.4% një muaj më parë në 10%.

Shteti me inflacionin më të lartë në Europë, për muajin dhjetor raportohet Hungaria, 26% dhe me më të ulëtën, Zvicra me rreth 3%.

Shporta e produkteve ku Eurostat bazohet për matjet, ka një tjetër përmbajtje nga ajo e INSTAT dhe dy produkte më pak.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë