Nga Gazeta ‘SI’ – Inflacioni në Shqipëri gjatë muajit janar ishte poshtë mesatares europiane, matur sipas metodës së Eurostat. Inflacioni në vend ishte 2.4%, ndërsa mesatarja europiane 2.7%.
Nga dhjetori, inflacioni me metodën e Eurostat, ose ndryshe i harmonizuar është rritur me 0.3 pikë përqindje.
Gjatë muajit të parë të vitit, rritja më e madhe e çmimeve erdhi nga grupi i argëtimit dhe kulturës me 5.8%, ndjekur nga pijet alkoolike dhe duhani me 3.7%. Ushqimet dhe pijet joalkoolike u shtrenjtuan me 2.7%. Nga ana tjetër, çmimet e grupit “Transporti” ku futen karburantet u ulën me 1.1 %.
Inflacioni i matur sipas INSTAT për janarin rezultoi 1.9%.
Sipas shpjegimit të dhënë nga institucionet statistikore, inflacioni i harmonizuar sipas Eurostat mat ndryshimin e strukturës së shpenzimeve të konsumatorëve sipas produkteve, ndërsa inflacioni që matet nga autoritetet vendase mat ecurinë e çmimeve.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



