Inflacioni në vend ka shënuar sërish rënie. Për muajin dhjetor, inflacioni ra në 7.4%, duke u ulur me 0.5% nga nëntori.
Rënia në raport mujor i atribuohet uljes së çmimeve të transportit, naftës, me 2.8%, “qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji”, “shëndeti” dhe “mallra dher shërbime të ndryshme”, me 0.1% secila.

Ndërsa nga nëntori në dhjetor, ushqimet dhe pijet joalkoolike udhëhoqën sërish rritjen, me 1.5%, pasuar nga argëtim dhe kulturë, shërbim arsimor dhe veshje e këpucë, respektivisht me 0.5, 0.4 dhe 0.3% secila.
Në raport vjetor, rritja më e madhe e çmimeve është ndikuar nga ushqimet me 14.2%, ndjekur nga grupet “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 6.5 %, “Transporti” me 6%, “Pije alkoolike dhe duhan” me 5.5 %, “Hotele, kafene dhe restorante” me 5.2 %.
Brenda grupit të ushqimeve çmimet e nëngrupit “qumësht, djathë dhe vezë” u rritën me 25.4%, pasuar nga nëngrupet “vajra dhe yndyrna” me 21.8%, “peshk” me 15.7%, “bukë dhe drithëra” me 15.3%, “sheqer, reçel, mjaltë, çokollata dhe ëmbëlsira” me 15.0%, “mish” me 13.2%, “zarzavate përfshirë patatet” me 11.8%, etj.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




