Ekonomi

Inflacioni ra në tetor, por çmimet vazhduan të rriten

Nga Gazeta ‘SI’ - Inflacioni në muajin tetor 2023 ra në 3.8%, pas një rritje të lehtë gjatë shtatorit. Sipas Instat, krahasuar me tetorin e shkuar, kur inflacioni ishte 8.3%, rënia i dedikohet uljes së çmimit të naftës, po me 8.3%. Por grupet e tjera, ushqime, pijet, argëtim/kultura kanë vijuar shtrenjtimin me më shumë se 7.5%, brenda vitit.

Në raport mujor, krahasuar me shtatorin, asnjë nga grupet e produkteve nuk ka pësuar rënie, por është ngadalësuar ritmi rritës i tyre, duke rezultuar në një inflacion 0.1% më të ulët në tetor. Në një muaj, më shumë u shtrenjtuan mobiljet dhe pajisjet shtëpiake me 0.6%, veshjet/këpucët me 0.5% dhe transporti e shërbimi arsimor me 0.3%.

Ndërkohë, Banka e Shqipërisë sapo konfirmoi rritjen e fundit të normës së interesit, duke e çuar atë në 3.25%, si mjeti për të arritur inflacionin objektiv, 2%.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë