Inflacioni në vend ka shënuar sërish rënie, për të tretin muaj radhazi. Për muajin janar, inflacioni ra në 7.2%, duke u ulur me 0.2% nga dhjetori.
Nga dhjetori në janar, ushqimet dhe pijet udhëhoqën sërish rritjen me 2.6%, pasuar nga transporti me 0.7% dhe “Hotele, kafene dhe restorante” me 0.6 %

Në raport vjetor, rritja më e madhe e çmimeve është ndikuar sërish nga grupi i ushqimeve dhe pijeve, me 13.3%, pasuar nga grupet “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 6.6 %, “Transporti” me 6.5 %, “Hotele, kafene dhe restorante” me 5.6 %
Brenda grupit të ushqimeve, çmimet e nëngrupit “qumësht, djathë dhe vezë” u rritën me me 26.4 %, pasuar nga nëngrupet “vajra dhe yndyrna” me 21.4 %, “peshk” me 17.3 %, “bukë dhe drithra” me 15.3 %, “mish” me 14.4 %, “sheqer, reçel, mjaltë, çokollata dhe mbëlsira” me 14.3 %, “zarzavate përfshirë patatet” me 7.0 % etj
Pozitivisht ka ndikuar dhe ulja e inflacionit në Eurozonë, në 8.5% nga 9.2% që ishte në dhjetor duke bërë që të kemi më pak inflacion të importuar.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




