Nga Gazeta “SI” – Inflacioni në Shqipëri gjatë korrikut 2022, i matur sipas Eurostat, (IHÇK), raportohet në 7.2%, me një ndryshim mujor prej 0.6%.
Grupi kryesor që ka ndikuar në rritjen vjetore të IHÇK -së, është transporti me pothuajse 15% rritje, lidhur me shtrenjtimin e hidrokarbureve. Më pas janë ushqimet dhe pijet joalkoolike, që janë shtrenjtuar me rreth 12% nga korriku i shkuar.

Në raport mujor, nga qershori në korrik të këtij viti, rritjen më të madhe e ka pasur grupi i ushqimeve dhe pijeve joalkoolike me 1%, ndjekur nga shëndeti me 0.8%.
Inflacioni sipas Eurostat, ka rezultuar, 0.3% më i ulët se ai i Instat, po për të njëjtin muaj. Kjo lidhet me metodologjinë e përdorur nga institucionet, si p.sh shporta e produkteve ku Eurostat bazohet për matjet, ka një tjetër përmbajtje nga ajo e Instat dhe dy produkte më pak. Një muaj më parë, kjo diferencë ishte 0.8%, pra është zvogëluar.
Shqipëria është listuar ndër vendet me inflacionin më të ulët se vendet e tjera të BE-së, duke lënë pas vetëm Francën, Islandën dhe Maltën.
Mesatarja e inflacionit në BE është rritur në 9.8% nga 9.6% që ishte një muaj më parë. Estonia është vendi më lart kësaj mesatareje, me një inflacion prej 23% në korrik.

Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



