Ekonomi

Inflacioni në Shqipëri ra pak në qershor, por çmimet janë më të shtrenjta se një vit më parë

Nga Gazeta 'SI'- Inflacioni në Shqipëri ra lehtë gjatë muajit qershor, duke shënuar 2.1%. Një vit më parë, inflacioni raportohej 4.5%.

Nga një vit më parë, INSTAT raporton se rritjen më të fortë të çmimeve e kanë patur mobiljet dhe pajisjet shtëpiake, me 3.7%, ndjekur nga pijet alkoolike dhe duhani me 3.3%. Veshjet dhe këpucët janë shtrenjtuar me 3.2%, ndërsa grupi i qirasë, ujjit, energjisë dhe hoteleri bar-restorant, janë shtrenjtuar me 2.2%.

Ushqimet dhe pijet joalkoolike janë rritur me 2%, por produktet e bulmetit dhe vezët me 3.4%.

Ndërsa nga muaji maj, INSTAT tregon se çmimi i ushqimeve dhe pijeve joalkoolike është ulur me 1.1% dhe transporti (karburantet) me 0.4%. Në raport mujor, veshjet, pijet alkoolike dhe duhani janë rritur me 0.4 dhe 0.3% respektivisht.

Që prej marsit të këtij viti, inflacioni në vend zbriti poshtë objektivit të Bankës së Shqipërisë, duke dalë jashtë pritshmërive dhe duke ndikuar menëjherë politikën monetare. Pa vonuar shumë , BSH uli normën e interesit si një përgjigje ndaj inflacionit në rënie, edhe pse pranoi se presionet e brendshme janë ende prezente.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë