Inflacioni në muajin nëntor 2021 kaloi objektivin e vendosur nga Banka e Shqipërisë, duke arritur në 3.1%, me rritje të ndikuar përgjithësisht nga ushqimet, pijet dhe transporti.
Nga muaji tetor 2021, rritja ishte vetëm 0.2% ndërsa nga e njëjta periudhë e një viti më parë me 1.6%.

Në raport mujor, rritja më e lartë ishtë në çmimet e transportit, me 1.5%, ndjekur nga argëtimi dhe kultura me 1.4% dhe hotelet, kafene me 0.5%. Në këtë periudhë çmimet e ushqimeve dhe pijeve joalkoolike ranë me 0.5%.
Në raport vjetor, rritja më e lartë është tek transporti me 8.8% dhe tek ushqimet e pijet joalkoolike me 5%. Rritja kaq e madhe në transport lidhet me rritjen e çmimit të naftës në tregjet botërore dhe vendase si pasojë e kërkesës së lartë postpandemike dhe furnizimit jo të bollshëm. Njësoj edhe me çmimet e ushqimeve, ndikuar nga rritja e lëndës së parë në tregjet ndërkombëtare siç ishte gruri dhe kafeja.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



