Inflacioni në vend arriti 6.7% në muajin maj duke arritur nivelin më të lartë në 20 vitet e fundit.
Ai është rritur me 0.5% krahasuar me prillin kur inflacioni kushtoi 6.2%. Ndikimin më të lartë në inflacion me mbi 4% të totalit e dhanë ushqimet, ku shumica e produkteve të shportës u rritën me ritme dyshifrorë.
Rritja vjetore e çmimeve në muajin Maj është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 4.01 pikë përqindje, pasuar nga grupi “Transporti” me 1.21 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 0.53 pikë përqindje.
Çmimet e grupeve “Pije alkoolike dhe duhan” dhe “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 0.24 pikë përqindje secili.
Çmimet e grupit “Hotele, kafene dhe restorante” kanë kontribuar me 0.23 pikë përqindje.
Çmimet e grupeve “Veshje dhe këpucë” dhe “Argëtim dhe kulturë” me 0.05% secili.
Çmimet e grupit “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 0.04 pikë përqindje.
Çmimet e grupit “Komunikimi” me 0.03 pikë përqindje.
Krahasuar me muajin Maj 2021, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Transporti” me 21.7%, pasuar nga grupet “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 11.4 %, “Hotele, kafene dhe restorante” me 5.3%, “Pije alkoolike dhe duhan” me 5.0%, “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 3.2%, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 2.7 %, “Veshje dhe këpucë” me 1.3%, “Argëtim dhe kulturë” me 1.2%, “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 0.9%, “Komunikimi” me 0.8%, “Shërbimi arsimor” me 0.6% dhe “Shëndeti” me 0.2%.
Brenda grupit të ushqimeve çmimet e nëngrupit “vajra dhe yndyra” u rritën me 29.1%, pasuar nga nëngrupet “bukë dhe drithëra” me 18.6%, “qumësht, djathë dhe vezë” me 18.4%, “sheqer, reçel, mjaltë, çokollata dhe ëmbëlsira” me 15.0%, “zarzavate përfshirë patatet” me 13.0%, “mish” me 7.8%, “peshk” 7.2%, etj.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.