Kosova

Inflacioni në Kosovë prek nivel rekord, 11.2% për prillin

Rritja e çmimeve për produktet ushqimore bazë në Kosovë në prill ka arritur në 11.2% duke u rritur me 1.5%.

Sipas raportit “Indeksi i Harmonizuar Çmimeve të Konsumit, prill 2022”, rritja më e madhe e çmimeve vihet re tek vajrat dhe yndyrat ushqimore me 15.6 për qind, ndjekur nga gazi me 10.8 për qind dhe shërbimet e transportit me 3.9 për qind.

Kjo kryesisht shpjegohet me rritjen e çmimeve të konsumit te buka dhe drithërat me 1.2%, mishi me 3.6%, qumështi, djathi dhe vezët me 0.9 për qind, vajrat dhe yndyrat ushqimore me 15.6%, sipas raportit.

Gjithashtu prodhime të ndryshme ushqimore si salca, erëza, kripë, ushqim për fëmijë janë rritur për 2.2 për qind, kafe, çaji dhe kakao me 0.8 për qind, uji, pije joalkoolike, lëngjet nga pemët dhe perimet me 0.6 për qind, pijet alkoolike me 5.4 për qind, gazi me 10.8 për qind.

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka vazhduar kritikat ndaj Qeverisë në raport me ngritjen e çmimeve.

“Rritja rekord e çmimeve, për çdo muaj po vazhdon të bëhet më e papërballueshme për qytetarin. Inflacioni në muajin prill ka arritur në nivele alarmante prej 11.2%, më e larta deri më tani”.

LDK thotë se Qeveria ka injoruar propozimet konkrete të saj për menaxhimin e krizës së çmimeve.

“LDK ka ofruar edhe propozime konkrete në menaxhimin dhe tejkalimin e kësaj krize, si: pako fiskale dhe ekonomike, heqjen e TVSH-së për produktet bazike si dhe reduktimin e akcizës dhe TVSH-së në naftë. Përballë propozimeve tona, pushteti populist ka zgjedhur injorimin e krizës, duke e bërë kështu Kosovën vendin e vetëm pa masë konkrete në zbutjen e papërballueshmërisë së qytetarëve tanë”.

Partia opozitare thotë se paaftësia qeverisëse kushton.

“Çmimi i paaftësisë së popullistëve është ky inflacion rekord”, përfundon njoftimi i LDK-së i shoqëruar edhe me disa grafikë krahasuese.

Kurse, anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Blerand Stavileci tha se inflacioni i çmimeve në Kosovë ka shënuar rekord të zi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë