Nga Gazeta ‘Si’-Inflacioni në korrik rezultoi në 4.2%, niveli më i ulët nga marsi i vitit të shkuar.
Në të njëjtën periudhë të një viti më parë, sipas të dhënave të INSTAT, inflacioni ishte në nivelin 7.5%.
Në raport vjetor, rritja më e madhe vërehet në grupin “Argëtim dhe kulturë” ndjekur nga grupi “ushqim dhe pije joalkoolike” përkatësisht me 9.5 dhe 9%.
Brenda grupit të ushqimeve, çmimet e nëngrupit “zarzavate përfshirë patatet” u rritën me 21.6 %, pasuar nga nëngrupet “qumësht, djathë dhe vezë” me 13.8 %, “mish” me 11.2 %, “fruta” me 7,0 %, “peshk” me 6.1 %.
Edhe grupet e tjera gjithashtu kanë ndikuar në rritje përveç grupit të transportit ku çmimet shënuan ulje me 12.%.

Inflacioni në raport mujor
Ndërsa në raport mujor, krahasuar me qershorin çmimet e grupit “Argëtim dhe kulturë” u ulën me 0.9 %, pasuar nga çmimet e grupit “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 0.6 %.
Nga ana tjetër, çmimet e grupit “Transporti” u rritën me 0.7 %, pasuar nga “Hotele, kafene dhe restorante” me 0.6 %

Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




