Inflacioni i Eurozonës do të jetë më i lartë në vitet e ardhshme sesa ishte parashikuar më parë dhe do të jetë pak më poshtë objektivit të Bankës Qendrore Europiane prej 2% në vitin 2022, tregon një sondazh i BQE-së.
Rritja e çmimeve të konsumit tani shihet mesatarisht 2.3% këtë vit dhe 1.9% vitin e ardhshëm, sipas Anketës së Parashikuesve Profesionistë.
Tashmë afër dyfishit të objektivit të BQE-së, inflacioni është vendosur të përshpejtohet më tej dhe ndoshta të arrijë në 4% në muajt e ardhshëm, si pasojë e rritjes së çmimeve të mallrave dhe pengesave të ofertës industriale, duke mbajtur presion si mbi çmimet e prodhimit ashtu edhe mbi çmimet e konsumit.
Duke braktisur qëndrimin e saj të gjatë se inflacioni është “kryesisht i përkohshëm”, presidentja e BQE-së Christine Lagarde pranoi se rritja e çmimeve të konsumit do të jetë e lartë për më gjatë, duke vënë presion të mundshëm mbi rritjen e pagave.
Por ajo pohoi se nuk nevojitej asnjë përgjigje politike pasi inflacioni do të zhytej sërish nën objektivin e BQE-së pasi të zgjidhet stresi në ekonominë globale, kryesisht si rezultat i rihapjes së saj pas pandemisë.
Projeksionet për rritje u rritën në 5.1% këtë vit nga 4.7% që ishte parë më parë, ndërsa rritja e vitit 2022 tani pritet në 4.5%.
Burimi: Reuters/ Përshtati: Gazeta “Si”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




