Inflacioni në zonën e Euros, kapi rekordin e ri edhe për qershorin, edhe pse Banka Qendrore Europiane rriti për herë të parë normat e interesit, pas 11 viteve.
Inflacioni u raportua 8.6% sipas Eurostat, duke hedhur poshtë edhe parashikimin maksimal për 8.55 nga ekonomistët e Reuters.
Niveli i çmimeve të konsumit arriti 8.1% në muajin maj, duke treguar se kostot e jetesës ishin në rritje.
Gjermania surprizoi gjatë javës kur pësoi rënie me 0.5% në inflacion nga maji në qershor. Ekspertët thanë se kjo lidhej me masat e marra nga qeveria lidhur me çmimet e energjisë.
Por Franca dhe Spanja, patën rekorde të reja në qershor, duke tejkaluar 10%, për herë të aprë nga viti 1985.
BQE ka takimin e radhës në korrik, ku pritet rritje të normave të interesit./CNBC
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



