Ekonomi

Inflacioni/ Këtë verë, shqiptarëve u kushtoi më shumë qejfi dhe ushqimi

Nga Gazeta ‘SI’ – Inflacioni gjatë gushtit u stabilizua në 2.3% raporton INSTAT, pas rritjes në 2.5% gjatë muajit korrik.

Krahasuar me një vit më parë, gjatë gushtit 2025 raportohet një rritje e fortë e çmimeve në sektorin e argëtimit dhe kultruës me 6.3% dhe pijeve alkoolike e duhanit me 3.3%. Grupi i qirasë dhe energjisë u rritën me 3.1%.

Për këtë periudhë ushqimet u shtrenjtuan me 2.5%, por nëngrupet e saj patën një rritje më të fortë. Konkretisht, grupi i vajrave dhe yndyrnave u rritën me 6.5% dhe bulmeti me vezët 3.6%.

Çmimi i mishit është rritur me 3.2% në një vit dhe peshku me 2.4%.

Në raport mujor, korrik-gusht, shifrat tregojnë një rritje më të vogël të çmimeve të grupit qira dhe energji, 0.5%, njësoj sa edhe çmimet e sektorit të argëtimit e kulturës dhe hotelerisë e bar-restoranteve. Grupi i mobiljeve e pajisjeve shtëpiake u shtrenjtua me 0.4%,ndërsa ushqimet, pijet alkoolike/joalkoolike dhe duhani me 0.3%.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë