Ekonomi

Inflacioni iu rikthye rritjes gjatë majit. Çmimet më të shtrenjta se një vit më parë

Nga Gazeta 'SI' - Inflacioni është rritur lehtë gjatë muajit maj, por mbetet poshtë objektivit 3%.

INSTAT raporton se në maj inflacioni ishte 2.2% nga 2.1% në prill. Një vit më parë raportohej 4.7%.

Nga prilli në maj, rritjen më të madhe të çmimeve e kishte grupi i argëtimit dhe kulturës, 0.6%, ndjekur nga mobiljet dhe pajisjet shtëpiake me 0.5% dhe pijet alkoolike dhe duhan me 0.2%. transporti që lidhet me karburantet dhe ushqimet, janë ulur me 0.7%.  

Por në raport mujor, produktet e shportës raportohen me rritje, nga ushqimet tek shërbimet. Specifikisht ushqimet janë shtrenjtuar me 1.5% nga një vit më parë. Zarzavatet dhe peshku kanë pasur rritjen më të madhe të çmimit me 5.4% dhe 5.2%.

Kjo është hera e parë që inflacioni rritet për këtë vit, duke treguar se presionet janë ende prezente.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë