Nga Gazeta ‘SI’ – Me metodën Eurostat, inflacioni në Shqipëri gjatë muajt maj ka rezultuar më i lartë se ai i matur nga Instat, me një diferencë prej 0.9 pikë përqindje,
Eurostat thotë se inflacioni në Shqipëri ishtë 5.6% në maj, me 0.6% rritje nga muaji prill.
Sipas grupeve kontribuuese, edhe për matjet e Eurostat, rritja më e madhe e çmimeve, prej 10.6% vërehet në grupin “Ushqime dhe pije joalkoolike”, ndjekur nga “Argëtim dhe kulturë” me 8.0%, “Mobilim, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje” me 6.2%, “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 4.4%, “Hotele, kafene dhe restorante” me 4.2%, “Veshje dhe këpucë” me 4.1%, “Pije alkoolike dhe duhan” me 3.9%, “Shëndeti” me 2.6%, “Shërbimi arsimor” me 2.5%, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 1.4%, si dhe “Komunikimi” me 1.1%. Nga krahu tjetër, në rënie rezultojnë çmimet e grupit “Transporti” me -4.7 %.
Krahasuar me Europën, Shqipëria rezulton të ketë një normë inflacioni më të ulët se mesatarja e unionit, që fiksohet pranë 7.1%. Por, pavarësisht kësaj, rritje e çmimeve në vendin tonë rezulton të jetë më e lartë se në vende si Greqia, Danimarka, Luksemburgu, Belgjika apo Zvicra, sa për të përmendur disa prej tyre.
Shporta e produkteve ku Eurostat bazohet për matjet, ka një tjetër përmbajtje nga ajo e INSTAT dhe dy produkte më pak.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



