Ndryshimi vjetor i matur nga Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit në muajin Shkurt 2022 është 4%, 1% më i lartë se Indeksi i Çmimeve të Konsumit, për të njëjtin muaj.
Indeksi i Harmonizuar është inflacioni në vend i matur sipas metodës së Eurostat që përllogarit disa produkte më shumë në shportën e matjeve.

Sipas IHÇK-së, rritjen më të madhe e ka pasur grupi i ushqimeve dhe pijeve joalkoolike me 7.6%, ndjekur nga transporti me 6.2%.
Komunikimi ka pësuar rritje me 3.2%, lëndët djegëse dhe energjia me 2.9%. Argëtim dhe Kulturë me 2.6%. Matjet janë në raport vjetor, nga shkurti 2021 në shkurtin 2022.
Në muajin Shkurt 2022, ndryshimi mujor i matur nga Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit është 1.6%. Ku përsëri kontributin më të madh e ka pasur grupi i ushqimeve dhe pijeve, me 4%.
Shqipëria qëndron nën mesataren e BE-së prej 6.2% për sa i përket inflacionit të harmonizuar. Ndodhet në të njëjtin nivel me Francën dhe më lart Norvegjisë e Zvicrës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



