Sipas metodologjisë së Eurostat, inflacioni në muajin maj ishte 6% në vendin tonë, rezultat më i ulët se matjet kombëtare që raportuan për një ndryshim vjetor me 6.7%.
Këto ndryshime vijnë për shkak të peshave të ndryshme të disa grupeve në artikujt e shportës.
Rritja më e madhe e çmimeve prej 13.3 % vërehet në grupin “Transporti”, pasuar nga grupet “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 9.6 %, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 4.8 %, “Pije alkoolike dhe duhan” me 4.3 %, “Hotele, kafene dhe restorante” me 3.5 %, “Mobilim, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje” me 3.4 %, “Veshje dhe këpucë” me 2.1 %, “Argëtim dhe kulturë” me 1.2 %, “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 1.0 %, “Shërbimi arsimor” me 0.9 % dhe “Komunikimi” me 0.8 %.

Në muajin Maj 2022, ndryshimi mujor i matur nga Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit është -0.8 %.
Ky ndryshim është ndikuar kryesisht nga ulja e çmimeve të grupit “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 2.4 %, pasuar nga grupi “Argëtim dhe kulturë” me 2.3 %. Nga ana tjetër, çmimet e grupit “Mobilim, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje” u rritën me 0.9 %, pasuar nga “Hotele kafene dhe restorante” me 0.4 %, “Pije alkoolike dhe duhan” me 0.3 %, “Veshje dhe këpucë” dhe “Transporti” me 0.2 % secili dhe “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 0.1 %.
Të dhënat tregojnë se inflacioni në Shqipëri në muajin maj u rrit më pak se mesatarja Europiane 8.8%. Estonia dhe Lituania kishin nivelet më të larta të inflacionit në maj përkatësisht me 20 dhe 18.2% dhe në krahun tjetër Zvicra dhe Islanda kishin nivelet më të ula të inflacionit përkatësisht me 2.4 dhe 4.6%.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




