Treg

Inflacioni i Eurozonës sërish rekord historik, 10.7% për tetorin

Inflacioni i Eurozonës u rrit në një nivel të ri historik, ndërkohë që ekonomia e bllokut humbi vrullin duke përforcuar frikën se një recesion tani është krejtësisht i pashmangshëm.

Çmimet e konsumit arritën në 10.7% në tetor, ndërsa për shtatorin ishin 10%.

Prodhimi i tremujorit të tretë, ndërkohë, u ngadalësua në 0.2% nga tre muajt e mëparshëm — më shumë se sa vlerësuan analistët. Me krizën energjetike që vazhdon të shkatërrojë bizneset dhe familjet, zgjerimi pritet gjerësisht të kthehet në të kundërt gjatë dimrit.

Javën e kaluar pati një lajm të mirë nga Gjermania, ekonomia kryesore e rajonit, e cila kundërshtoi parashikimet për një tkurrje duke shënuar rritje që ishte më e shpejtë se tre muajt e mëparshëm. 

Një ngadalësim dramatik i tremujorit të tretë ishte i dukshëm në Spanjë dhe Francë pasi një ‘bum’ pas bllokimit në industrinë e turizmit dhe kohës së lirë u zbeh.

Perspektiva mbetet jashtëzakonisht e pasigurt. 

Moti i butë dhe furnizimet më të forta se sa pritej me gaz natyror kanë çuar në një rënie të konsiderueshme të disa kostove të energjisë me shumicë, por trajektorja e furnizimit të ardhshëm dhe lufta e Rusisë në Ukrainë ende përbëjnë rreziqe. 

Zyrtarët e BQE-së thonë se përparësia është luftimi i inflacionit.

Ndërsa pranoi se një recesion në eurozonë “po bëhet gjithnjë e më shumë i mundshëm”, shefi i bankës qendrore holandeze Klaas Knot tha se ai favorizon një rritje të normës prej 0.75% në takimin përfundimtar të politikës së vitit në dhjetor. 

Por zyrtarë të tjerë po tregojnë shqetësim për një rënie, disa duke paralajmëruar kundër rritjes së shpejtë të normave shumë të larta. Mënyra se si zhvillohet ai debat mund të përcaktojë shkallën e tkurrjes ekonomike me të cilën përballet rajoni.

Burimi: Bloomberg/Përshtati Gazeta Si


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë