Nga Gazeta ‘SI’ – Inflacioni qëndroi në 2.2% për muajin maj, duke treguar një rritje më të moderuar të produkteve të shportës.
Grupi i aktiviteteve kulturore dhe argëtimi janë shtrenjtuar më së shumti, raporton INSTAT, me 6.3%. Pijet alkoolike dhe duhani janë rritur me 3.7%, dhe ushqimet e pijet joalkoolike me 3.2%. Benda këtij grupi, janë rritur më shumë çmimet e vajrave dhe yndyrnave me 7.2%, ndjekur nga zarzavatet e patatet me 6.8% dhe vezët e bulmeti me 4.8%.
Krahasuar me prillin, çmimet e ushqimeve dhe pijeve joalkoolike u ulën me 1.3% dhe grupi i argëtimit dhe kulturës u rrit me 0.6%.

Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.