Të dhënat e reja nga eurozona janë vendosur të nxjerrin në pah arsyen pse zyrtarët e Bankës Qendrore Evropiane flasin ende me tone të ashpra, edhe pse rritja më e keqe e çmimeve në rajon është zvogëluar.
Ekonomistët e anketuar nga Bloomberg vlerësojnë se inflacioni total u lehtësua për të katërtin muaj në shkurt pasi moti i ngrohtë i dimrit bëri që çmimet e gazit natyror të bien. Por inflacioni bazë do të mbajë një rekord 5.3%.
Të dhënat e ardhshme do të mbeten dukshëm mbi objektivin 2% të BQE-së. Ndërsa një tjetër rritje me 0.5% e normave të interesit është e sigurt në vendimin e radhës të BQE-së më 16 mars, ajo që ndodh përtej kësaj është subjekt i një debati intensiv.
Tregjet financiare kanë rritur së fundmi bastet e tyre se sa do të duhet të rriten kostot e huamarrjes pas vërejtjeve të ashpra nga politikëbërësit kryesorë dhe sinjaleve më të mira për ekonominë e eurozonës. Analistët e Deutsche Bank tani parashikojnë një kulm prej 3.75%, në qershor – ngjashëm me bastet e investitorëve.
Shefi i Bankës së Francës, Francois Villeroy de Galhau është përpjekur të frenojë pritshmëritë e tilla. Por homologu i tij gjerman, Joachim Nagel, tha se ai nuk përjashton rritje të mëtejshme “të rëndësishme” të normës përtej muajit mars.
Evropa, Lindja e Mesme, Afrika
Përtej zonës së euros, Zvicra, Suedia dhe Danimarka janë ndër vendet që publikojnë PBB-në e tremujorit të katërt dhe të dhënat nga Britania e Madhe do të ofrojnë më shumë prova se tregu i banesave po ndryshon.
Banka qendrore e Hungarisë, e cila ka mbajtur normat në 13% në katër mbledhjet e saj të fundit, ka të ngjarë ta bëjë këtë përsëri.
Të dhënat ndoshta do të tregojnë se pothuajse një e treta e fuqisë punëtore të Afrikës së Jugut mbeti e papunë në tremujorin e katërt, pasi reduktimet rekord të energjisë kufizuan aftësinë e bizneseve për t’u zgjeruar, investuar dhe krijuar vende pune.
Të dhënat turke pritet të tregojnë se ekonomia u rrit me rreth 5.2% në vitin 2022, një shifër e cila po shikohet nga afër ndërsa zgjedhjet po afrohen. Presidenti Rexhep Tajip Erdogan, i cili kërkon të mbajë pushtetin, i ka dhënë përparësi rritjes mbi treguesit e tjerë.
Ekonomia e SHBA
Në vazhdën e shifrave më të fundit të qeverisë që tregojnë përshpejtimin e inflacionit dhe një rikthim të mprehtë të shpenzimeve konsumatore, të dhënat ekonomike të SHBA-së këtë javë bazohen kryesisht në sondazh.
Të martën(28 shkurt) investitorët do të marrin të dhënat mbi besimin e konsumatorit në shkurt.
Folësit e Rezervës Federale Amerikane do mungojnë kryesisht përpara dëshmisë gjysmë-vjetore të kryetarit Jerome Powell në Kongres javën e ardhshme.
Ngjarja më e ndjekur nga afër ka të ngjarë të jetë fjalimi i guvernatorit Chris Waller për perspektivën ekonomike të enjten. Presidenti i ri i Fed-it të Çikagos, Austan Goolsbee, i cili mori detyrën në janar dhe që atëherë ka pasur emrin e tij si një kandidat i mundshëm për të qenë nënkryetari i ardhshëm, flet të martën. Powell pritet të dalë para Komitetit Bankar të Senatit më 7 mars.
Azia
Investitorët globalë do të vazhdojnë të kërkojnë të dhëna në lidhje me trajektoren e politikës së Bankës së Japonisë, me Kazuo Ueda, të nominuarin për guvernator.
Ueda tha se banka qendrore do të duhet të marrë në konsideratë normalizimin e politikës nëse perspektiva për çmimet përmirësohet, ndërsa ai mbështeti një vazhdim të stimulit për momentin.
Në Kinë, anketat e menaxherëve të blerjeve të publikuara në mes të javës do të japin një tregues se si po merr formë rihapja e ekonomisë, me shenjat e hershme që tregojnë një rikthim në aktivitetin e konsumatorit pas festave të Vitit të Ri Hënor. Kina po përgatitet gjithashtu për mbledhjen e saj vjetore parlamentare, që do të fillojë më 5 mars, në të cilën zyrtarët do të zbulojnë objektivat e rinj ekonomikë, përfshirë PBB-në.
Shifrat tregtare të Koresë së Jugut të mërkurën do të japin një pasqyrë të mëtejshme mbi ashpërsinë e ngadalësimit ekonomik global në shkurt.
Shifrat e inflacionit në Tokio pritet të tregojnë një ftohje të mprehtë në faturat e subvencionuara të energjisë elektrike, një kulm që do të mbështesë pikëpamjen e BOJ se çmimet nuk po rriten.
Ekonomia e Brazilit do të ngadalësohet në fund të vitit 2022
Inflacioni mbi objektivin, së bashku me kostot dyshifrore të huamarrjes sugjerojnë një armëpushim të brishtë midis Lulës dhe shefit të bankës qendrore Roberto Campos Neto mbi politikën monetare.
Një sërë të dhënash janë gjithashtu të disponueshme në Meksikë, por të gjithë sytë do të jenë te raporti tremujor i inflacionit të bankës qendrore meksikane, veçanërisht në lidhje me inflacionin bazë të lartë.
Politikëbërësit kanë sinjalizuar në mënyrë eksplicite se mund të pritet shtrëngim shtesë nga 11% aktual dhe disa ekonomistë nuk shohin ndonjë lehtësim deri në vitin 2024.
Burimi: Bloomberg/Përshtati Gazeta Si
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




