Një infermiere, Elisabeta Bardhollari është arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi akuzohet se vidhte kartat e identitetit të pacientëve në spital dhe i përdorte për të marrë kredi.
Në pranga është vënë edhe bashkëpunëtorja e saj Orjada Hoxha, shitëse e një dyqani elektroshtëpiake.
Sipas policisë, infermierja merrte kartat e pacientëve që i shkonin për mjekim dhe ia jepte bashkëpunëtores së saj për të marrë kredi me qëllim për të blerë pajisje në dyqanin ku punonte.
Këto pajisje më pas transportoheshin nga një person i tretë me iniciale A.H. dhe më pas shiteshin nga Bardhollari dhe Hoxha.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrohen pajisje të ndryshme elektroshtëpiake, me vlerë rreth 40.000.000 lekë.
Nga ana e policisë po punohet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë skemë mashtrimi dhe vënien e tyre para drejtësisë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




