Infermierja e Spitalit Infektiv Roniada Hysa është dënuar me 5 vjet burg me akuzën e vjedhjes së parave të një pacienti që kishte ndërruar jetë për shkak të Covid 19. Megjithatë, sipas Gjykatës së Tiranës, ajo do të vuajë 4 vite e 4 muaj, për shkak të gjykimit të shkurtuar.
Hysa u arrestua në janar të këtij viti pas denoncimit nga djali i pacientit që ndërroi jetë. Hetimi provoi se infermierja kishte tërhequr gati 60 mijë lekë në bankomate të ndryshme përmes kartës së pacientit.
Gruaja 30 vjeçe, banuese në Durrës ka vjedhur para nga portofoli i pacientit në janar të këtij viti, si dhe ka marrë kartën e tij të bankës, duke i zhvatur dhe llogarinë bankare. Ajo ka përfituar nga fakti viktima e kishte shënuar pinin e kartës në një letër në sendet personale.
Kallëzimi për rastin në fjalë u bë nga shtetasi F.D., 25 vjeç, djali i të ndjerit K.D, 60 vjeç, i shtruar te Infektivi, i cili ka deklaruar se nga llogaria bankare e të atit ishte tërhequr shuma 60.000 lekë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.