Ka ndodhur

Infektohet me Covid-19 ish-ministrja Mirela Kumbaro

Ish-ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, është infektuar me Covid-19.

Lajmin e ka bërë me dije vetë ish-ministrja, e cila shkruan në “Facebook” se është radha e saj të provojë efektet negative të statusit “pozitiv”.

“Me radhë është kjo punë.

Radha ime sot të provoj efektet negative të statusit ‘pozitiv’.

Për aq kohë sa duhet nuk do të lëviz dot për të vijuar takimet e parashikuara në Qarkun e Gjirokastrës.

Por do të vijojmë kontaktet si çdo dite përmes telefonit dhe rrjeteve sociale”, shkruan ish-ministrja Kumbaro.

Ditët e fundit është shënuar një rritje e rasteve të infektimeve në vendin tonë. Madje, ditën e djeshme u shënua një rekord infektimesh, ku kanë rezultuar pozitiv 1007 qytetarë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë