Infeksionet urinare shkaktohen nga prania e baktereve në fshikëz. Infeksionet karakterizohen nga urinim i shpeshtë dhe i dhimbshëm.
Terapia me antibiotikë kundërvepron me simptomat, por lehtësimi është shpesh i përkohshëm.
Një e katërta e grave, iu rikthehet infeksioni brenda gjashtë muajve. Sipas një studimi të shkencëtarëve në Shkollën e Mjekësisë të Universitetit të Uashingtonit infeksioni mbijeton dhe shumohet.
Kështu shkaktohen infeksione të tjera urinare. Studimi u botua në ” Nature Microbiology”.
Për më tepër, trajtimet e shpeshta me antibiotikë janë zbuluar se shkatërrojnë mikrobiomën e zorrëve. Mikrobioma është grupi i baktereve të dobishme që normalisht jetojnë në zorrë.
Gratë me infeksione të përsëritura të traktit urinar që kryesuan studimin kishin mikrobiome të dëmtuar.
Shumica e çrregullimeve të fshikëzës shkaktohen nga bakteria Escherichia coli. Studiuesit analizuan 15 gra me infeksione të përsëritura të traktit urinar dhe 16 gra të shëndetshme.
Më pas u morën mostra të urinës, gjakut dhe jashtëqitjes. Dallimi midis grave me infeksione të shpeshta të traktit urinar dhe atyre të shëndetshme nuk ishte vetëm prania e Escherichia coli në zorrë dhe fshikëz, por dhe dëmtimi i mibrobiomave të tyre.
Kjo gjendje mund të ofrojë më shumë mundësi për sëmundje të tjera. Bakteret që prodhojnë butirate ishin të pakta te individët në rrezik, një acid yndyror me zinxhir të shkurtër me efekte anti-inflamatore.
Gjetjet e hulumtimit nxjerrin në pah rëndësinë e gjetjes së alternativave ndaj antibiotikëve. Gjithashtu edhe ribalancimin e mikrobiomës.
Burimi:Il Giornale/Përshtati:Gazeta “Si”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.