Nga Gazeta ‘SI’ – INSTAT tregon se prodhuesit vendas janë përballur me kosto të rritura gjatë tremujorit të dytë të vitit, ndërsa për importuesit kostot janë ulur.
Shifrat tregojnë se Indeksi i Çmimit të Prodhimit është rritur me 1.7% gjatë periudhës prill-qershor. Barra më e madhe për prodhuesit duket të jetë energjia dhe gazi, që janë shtrentuar me 5.3%, ndjekur nga kostot e industrisë nxjerrëse me 4%, dhe asaj përpunuese me 0.4%. Tek kjo e fundit, prodhimi i produkteve të duhanit është shtrenjtuar me 4%, ndërsa tekstilet janë ulur me 3.2%.
IÇP tregon dhe tendencën e inflacionit.
Nga ana tjetër, Indeksi i Çmimit të Importit është ulur me 1%. Sektori i “Industrisë nxjerrëse” regjistroi një ulje të çmimeve prej 1.5%, ndërsa “Industria përpunuese,” e pa një ulje prej 1.2%. Ulja më e madhe brenda industrisë përpunuese u vërejt në sektorin e “Shtypshkrimit dhe rigrupimit të mediave të regjistruara” me 6.2%.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.